windows

Programet kompjuterike janë programe elektronike të pershtatura në gjuhë të ndryshme elektronike që bëjnë të mundëshëm përdorimin e njehsorit vetjak (ang.Personal Computer  Personal kompjuter në kuptimin njesorë/llogaritës personal) për qëllime të caktuara. Pragramet kryesore për një njehsor vetjak janë programet e sistemit veprues si Windows, Mac, Unix etj. Këto programe vënë në "komunikim" pjeset elektronike (Hardware), parapregatisin (platformën) dhe veprojnë pamvarësisht nga ndonjë program tjetër. Përndryshe ende nuk ka ndonjë perzgjedhje shkencore të programeve elektronike, përpos që këto në teknoligjin apo në gjuhën programuese ndryshe thirren me një emër të përbashkët "software"

Në këtë grupë të programeve elektronike hynë programet të cilat janë pak a shumë të specializuara dhe të posaçme për pershtatjen dhe punimin kryesisht të fotografive statike mirpo nuk bëhet edhe përjashtimin i kombinimit të tyre me efekte që krijojnë skena të shkurta filmike. ౄఁఝహైౠఋఔఱt͡ʃŇÍ==Programet e internetit== Në këtë grup të programeve edhe pse është e vështirë të bëhet një përzgjedhje te saktë hynë kryesisht programet që bëjnë të mundshem rrjetin e internetit si dhe programet që shërbejnë për mirëmbatjen dhe përdorimin e internetit.

Webbrowser [ˈbɹaʊ̯zə˞] apo Shfletues interneti (Browse për Shfleto) apo Shfletuesi elektronik është program i kompjuterit për shikimin e faqeve te internet-it. Përkrah HTML është shfletuesit i tregojnë edhe dokumente të ndryshme si Word (.Doc).

Shfletuesi elektronik zakonisht kryen më së paku dy funksione : shfletimin (gjurmimin) dhe interpretimin e fletëve të gjetura në internet. Në praktikë këto programe kanë edhe komponent tjera që ju mundësojnë kryerjen më shumë funksioneve si p. sh. : bllokimin e fletëve të padëshiruara, etj.

Poshtë e shihni listën e Shfletuesve të Internetit të kategorizuar sipas platformës.


HTML

HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language,  Hajpër Tekst Markap Lenguiç) është gjuha  markup (sqt gjuhë me shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit (ang.web page). HTML lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur programe të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj mundë jetë Internet Explorer,AOL Netcape Opera per shfletusin etj. HTML është e përbërë nga kode ose ndryshe nga sisteme shenjash (karaktere) të cilat janë pergjegjëse për paraqitjen e faqes së internetit.


Origjina

Më1980, fizicist Tim Berners, i cili ishte kontraktues i pavarur tek CERCN propozoi dhe krijoi një prototip të ENQUIRE një sistem për hulumtuesit e CERN-it për të përdorur dhe ndarë dokumente. Më 1989, Berners-Lee dhe engjinieri i data-sistemeve tek CERN Robert Cailliau sicili propozime të veçanta për një sistem hypertext ne Internet duke shërbyer funksione të ngjajshme. Vitin pasues, ata bashkëpunuan në një propozim të përbashkët, projekti WorldWideWeb (W3),që u adoptua nga CERN.i.]

Specifikimet e para

Përshkrimi i parë i publikuar për HTML-në ishte një dokument i quajtur HTML Tags (Tiketat HTML), së pari të përmendura në internet nga Berners-Lee më 1991 Ajo përshkruan 22 elemente që përbëjnë brendësinë, relativisht të thjeshtë të HTML-së. Trembëdhjetë nga këtoelemente ende ekzistojnë në HTML 4.

Berners-Lee e konsideronte HTML-në si një program i SGML-së, por ai nuk u definua si i tillë formalisht deri në publikimin e vitit 1993, nga Taskforca e energjive te Internetit (IETF), nga propozimi i parë për një specifikim të HTML-së: Internet Drafti i Berners-Lee dhe Dan Connlly "Hypertext Markup Language (HTML)", i cili përfshiu një Definicion i tipit te Dokumentit SGML për të definuar gramatikën. Drefti skadoi pas gjashtë muajsh, por u bë i famshëm për pranimin e shenjës tradicionale të shfletuesit NCSA Mosaic për ngulitjen (embedding) e figurave in-line, duke reflektuar filozofinë e IETF-së për të bazuar standarded në prototipet e suksesshme.

Pasi skaduan draftet HTML dhe HTML+ më 1994,, IETF-ja krijoi një Grup punues për HTML, i cili më 1995 përgatiti "HTML 2.0", specifikimet e para të HTML-së kishin për qëllim të trajtoheshin si standarde kundrejt të cilave duhej të bazoheshin implementimet e së ardhmesd.(6)E publikuar si "Kërkesë për Komentim" 1996, HTML 2.0 përfshiu ide nga draftet HTML dhe HTML+.(7) "HTML 1.0" nuk kishte ekzistuar ndonjëherë; emërtimi 2.0 kishte për qëllim ta dallonte edicionin e ri nga draftet e mëparshme.

Zhvillimi i mëtejshëm nën mbikëqyrjen e IETF-së ngeci nga interesat konkuruese. Nga viti 1996, specifikimet e HTML-së janë mirëmbajtur nga World Wide Web Constortium (W3C). Sidoqoftë, më 2000 HTML-ja u bë bë gjthashtu një standard ndërkombëtar (ISO/IEC 15445:2000). Specifikimi i fundit i HTML-së i publikuar nga W3C është Rekomandimi HTML 4.01, i publikuar më 1999 Problemt dhe gabimet e saj u pranuan nga errata e publikuar më 2001.